U ndanë pas tre vitesh, zbulohet arsyeja pse mori fund lidhja midis Rihannës dhe miliarderit

Disa ditë më parë, mediat e huaja raportuan se Rihanna është ndarë nga i dashuri i saj Hassen Jameel pas tre vitesh së bashku.

Së fundmi, revista “People” ka raportuar arsyen pse ata janë ndarë. Disa burime pranë kësaj  reviste kanë zbuluar se ata kishin jetë të ndryshme dhe ishte e vështirë ta vazhdonin marrëdhënien.

Gjatë një interviste vitin e kaluar, Rihanna u shpreh se pas lidhjes me Hassanin, duhet të gjente një balancë midis punës dhe jetës private.

“Kam kuptuar që duhet të gjej kohë për veten sepse shëndeti mendor varet nga kjo. Nëse nuk je e lumtur, nuk do jesh e lumtur edhe po bëre gjërat që do të bësh. Qëllimi im është karriera dhe duhet të më bëjë të ndihem e lumtur. Kur hyra në një lidhje, duhet të bëja gjithë kohës llogaritje. Madje në kalendar kam shënuar ditët që kam vendosur t’i kem pushim”, tregoi Rihanna.

Ju mund të pëlqeni dhe këto