“U lava nga sikleti”, Romeo pyet Jonidën nëse është e dashuruar, këngëtarja habit me veprimin

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë një nga dyshet më të komentuar këto kohë pasi përfliten se janë në një lidhje. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar publikisht, çifti janë kapur shumë herë së bashku në momente private.

Së fundmi, në emisionin “3-shat” të Romeos, Donaldit dhe Borës, ka qenë e ftuar Jonida Maliqi, e cila ka zhvilluar një intervistë me dy binjakët.

“Jonida, je e lidhur apo e dashuruar keq fare?”, e ka pyetur Romeo këngëtaren, e cila menjëherë u vendos në siklet. Jonida filloi të qeshte dhe më pas mbuloi fytyrën me duar.

“Imagjino u lava nga siklet”, tha Jonida kur Donaldi i dha një gotë me ujë. Më pas, Jonida i dha një puthje të dy djemve, por kur u afrua tek Romeo, ai ishte përgatitur për një puthje në buzë, por Jonida ktheu kokën duke e shmangur kështu.

Burimi: Xing.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto