U lanë në burg 20 prote.stues të 11 majit, reagon Spaho: “Do të dëmshpërblehen kur të vijmë në pushtet”

Pasi u bë e ditur se 20 nga 50 protestuesit e 11 majit janë lënë në burg, ka reaguar ish kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Në fjalën e tij, Spaho është shprehur se gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë vendimet janë nën urdhrat e Ramës, ndërsa ka thënë se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen kur ata të vijnë në pushtet.

“Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata do të japin llogari, kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik. Fundi i Ramës do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij”, tha Spaho.

Ju mund të pëlqeni dhe këto