Flower
Flower

U kapën mat, modelja publikon foton e parë me Feron dhe rrëfen marrëdhënien e tyre

Prej disa javësh tashmë, është raportuar se reperi i njohur Fero është i lidhur me modelen bukuroshe, Arbenita.

Ditën e djeshme ata u kapën mat teksa ndodheshin së bashku në aeroportin e Zvicrës, duke konfirmuar zërat se ata janë së bashku.

Ndonëse në një intervistë të mëparshme kur u pyet për marrëdhënien me Arbenitën, Fero u shpreh se e kishte vetëm shoqe, ka ardhur reagimi i fundit nga modelja.

Bukuroshja ka publikuar për herë të parë një foto së bashku me Feron, ku ata shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe Arbenita i ka vendosur atij dorën mbi faqe.

“Me shokin”, ka shkruar Arbenita përbri këtij postimi, por raporti i tyre duket më shumë se shoqëror bazuar nga fotoja…

Ju mund të pëlqeni dhe këto