Flower
Flower

U fotografuan bashkë, zbulohet projekti më i ri që do nisi Bora Zemani me binjakët Veshaj

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, publikoi një foto ku shihej bashkë me dy binjakët e njohur të “Al Pazar”, Donald dhe Romeo Veshaj.

Kjo foto bëri xhiron e rrjetit për shkak se Bora është përfolur prej disa kohësh se është në një marrëdhënie me Donaldin dhe u duk si një konfirmim që moderatorja u bëri këtyre fjalëve.

Mirëpo, sipas “Blitz.al”, Bora dhe binjakët po bashkëpunojnë për të sjellë një projekt televiziv që do të jetë në formën e një “Late night show” dhe do të quhet “3-shat”.

Edhe vet moderatorja në foton që shpërndau me binjakët kishte lënë përshkrimin “3-shat”, duke lënë të kuptohet se ky projekt televiziv do të ndodhi.

Nga ana tjetër, në një intervistë të mëparshme për “Blitz”, Donaldo dhe Romeo rrëfyen se shumë shpejt do ta linin spektaklin e humorit për të filluar një projekt të ri.

“Kemi një projekt të ri tonin, që është pak shpejt ta themi se çfarë është. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë një spektakël humori, do të jetë diçka ndryshe nga ajo që në Shqipëri jemi mësuar të shohim”, kanë thënë ata.

Ju mund të pëlqeni dhe këto