U fejuan pak javë më parë, Selvija zbulon historinë si u njoh me Shpat Kasapin

Disa javë më parë, Shpat Kasapi i dha fund beqarisë dhe u fejua me partneren e tij, Selvijen, në fund të dhjetorit 2020.

Së fundmi, Selvije i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory. Ajo është grimiere me profesion dhe ka zbuluar se historia e tyre ka nisur kur Shpati shkoi të bënte makeup-in tek ajo.

“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”, e pyesin Selvijen ndërsa ajo përgjigjet “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë.”

Ju mund të pëlqeni dhe këto