U detyrua të zgjidhte mes Venerës e djalit të tij si këngëtar më i mirë, babai i Lindit habit me përgjigjen

Së fundmi në emisionin “Soiree” ka qenë i ftuar babai i Lindi Islamit, Bedri Islami, i cili ka qenë një këngëtar shumë i njohur dhe ka kënduar hitin “Gocë pejane”.

Gjatë bisedës në studio, Bedriu ka rrëfyer se djali i tij u bë shkak që ai të largohej nga muzika, pasi kur u ngrit në skenën e “The Voice”, ai e la muzikën që t’ia linte vendin të birit.

Ndërkaq, kur u pyet se kë do të zgjidhte mes Lindit dhe Venerës Lumani si këngëtari me vokalin më të mirë, Bedriu ka dhënë një përgjigje të papritur.

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në finale e “The Voice”, i kam thënë:  “Lind mos u dëshpëro, do kesh një karrierë të gjatë përpara, por kjo do t’a zërë vendin e parë. Venerën e konsideroj si vokal shumë të mirë, një ndër vokalet më të mira”, u shpreh ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto