U bënë prindër për herë të parë, Granit Xhaka zbulon kuptimin special të emrit të vajzës

Dy ditë më parë, futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë.

Vet Graniti publikoi një foto në të cilën shfaqeshin duart e dyshes me vogëlushen e tyre. Emri i vajzës së tyre është Ayana.

Së fundmi, është zbuluar dhe kuptimi i emrit të vajzës. Sipas “Prive”, Ayna është një emër indirekt Kur’anor për vajzat, që nënkupton një vajzë që ka sy të mëdhenj dhe të mprehtë.

Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an. Në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’.

Ju mund të pëlqeni dhe këto