U bë xheloz se Xhensila do më shumë Ajkën, këngëtarja bën veprimin e paparë ndaj Besit (Video)

Disa muaj më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë të një vajze, e cila quhet Ajka.

Përgjatë gjithë kësaj kohe çifti kanë treguar se ata janë përkushtuar shumë në rritjen e vajzës së tyre, të cilët e cilësojnë si gjënë më me vlerë në jetën e tyre.

Por së fundmi, Xhensila ka zbuluar nëpërmjet një videoje në Instagram se Besi është bërë xheloz pasi ajo i kushton shumë vëmendje Ajkës dhe ai thotë se ajo nuk e do më si më parë.

“Që pas lindjes së gocës, ky çuni këtu që shikoni kështu të gëzuar me humor është bërë shumë xheloz edhe më thotë që: ‘Ke filluar të mos më duash si më parë”, shprehet Xhensila dhe Besi shton: “Ta ka marrë dashnin Ajka”.

Megjithatë, në këto momente Xhensila ka vendosur këngën e Klajdi Harunit “Nuk të dua dot më pak” dhe i thotë Klajdit që shyqyr që ka bërë këtë këngë për t’i treguar Besit se nuk e do dot më pak.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto