Flower
Flower

U bë nënë për herë të parë, aktorja e famshme bën deklaratën e fortë: “M’u shemb e gjithë bota…”

Keira Knightley është një nga aktoret më të famshme të Hollywood-it, e cila së fundmi ka treguar në një intervistë, vështirësitë e statusit të nënës dhe ndryshimin në marrëdhënien e saj.

Keira kur ishte 22 vjeçe ka deklaruar edhe më herët se kaloi në një periudhë të errët të jetës së saj, pasi u përball me një shëndet mendor të përkeqësuar.

 “Të kthehem pas në atë periudhë, mes moshës 19 dhe 23 vjeçe, është e gjitha e turbullt. Nuk e mbaj mend në një vijë të drejtë, sepse mendoj se mekanizmi im i memories po nxirrte shumë gjëra jashtë kujtese. Mu shemb bota kur isha 22 vjeçe. Gjithçka ndaloi së funksionuar dhe ndjeja sikur isha thyer në copëza të vogla, sikur truri im të ishte shkatërruar”, shprehet aktorja.

Në lidhje me këtë gjë, Keira është shprehur se filloi të bënte udhëtime për të përmirësuar veten.

“Nisa të humbja vetëbesimin, sepse ndihesha sikur nuk e meritoja të bëja atë që po bëja. Nuk mund të dilja në tapetin e kuq pa më kapur ankthi. Kështu që provova hipno-terapinë dhe funksionoi”, shprehet ajo.

Keira, e cila ka një vajzë 3 vjeçe me bashkëshortin James Righton, tregoi përshtypjet e saj për mëmësinë.

“Ne nuk i japim meritat e duhura për maratonën fizike dhe emocionale që kalon një nënë. Unë vija nga një vend që kisha privilegje. Kam qenë shumë me fat në karrierën time, mund ta përballojë një kujdes të shtrenjtë për fëmijën tim dhe sërish e gjej tmerrësisht të vështirë. Nuk do të thotë që nuk e dua fëmijën tim, thjesht po pranoj mungesën e gjumit, ndryshimet hormonale, tjetërsimin e marrëdhënieve të mia me partnerin, janë gjithë këto gjëra që më bëjnë të ndihem sikur po dështoj në gjërat bazike. Më duhet t’i kujtoj vetes se nuk kam dështuar, por që po bëj maksimumin tim”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto