Flower
Flower

Tuna i bën dedikimin special këngëtarit të njohur shqiptar: “Faleminderit që më ke duruar”

Disa ditë më parë, këngëtarja e famshme shqiptare, Tuna Sejdi, mbajti një koncert në Shkup për të promovuar albumin e saj të ri me titull “Fortuna”.

Në mes të këngëve të albumit, Tuna ka edhe një bashkëpunim me shokun e saj, këngëtarin Ylli Limani, me të cilin ka publikuar disa foto duke kënduar, duke i bërë një dedikim shumë special atij.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam! A don hala, a don halaaaa”, ka shkruar Tuna pranë fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto