Tuna është ndarë nga partneri, Patrisi zbulon me kë e kaloi Shën Valentinin

Prej disa kohësh në media po përflitet se Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë ndarë. Ditën e djeshme ka qenë festa e Shën Valentinit, por as Tuna dhe as Patrisi nuk kanë bërë ndonjë postim apo urim publik në këtë festë.

Tuna ka qenë aktive në Instagram, ku ka publikuar këngët e Dafina Zeqirit dhe Mozzik për t’i mbështetur. Ndërkohë, Patrisi ka treguar përmes një videoje, se Shën Valentinin e ka kaluar me djalin e tij, Tian.

Kujtojmë se disa javë më parë, u vu re që Tuna kishte hequr nga Instagrami mbiemrin e Patrisit dhe mban vetëm mbiemrin e saj. Po ashtu, dyshimet u shtuan kur Tuna shkoi me pushime me djalin  në janar dhe Patrisi nuk ishte me ta.

Megjithatë, ndarja e tyre është akoma një spekulim derisa një nga të dy të japin një deklaratë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto