“Truri im refuzon ta pranojë që s’janë më”, fjalët e Vanessës për Kobe dhe vajzën përlotin njerëzit

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçe, Gianna, humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror bashkë me 7 persona të tjerë në bord.

Së fundmi, bashkëshortja e Kobe, Vanessa, ka reaguar sërish. Me zemër të thyer, ajo ka publikuar një video të vajzës dhe të Kobe, duke treguar se refuzon ta pranojë realitetin.

“Nuk kam qenë e gatshme t’i shpreh ndjenjat e mia me fjalë. Truri im refuzon të pranojë se të dy Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri. E di që ajo që po ndjej është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Thjesht doja ta ndaja nëse dikush po përjeton një humbje si kjo. O Zot sa do të doja që të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund. Duke u lutur për të gjithë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme”, shkruan Vanessa në videon ku tregon momente nga jeta e vajzës së saj.

View this post on Instagram

I’ve been reluctant to put my feelings into words. My brain refuses to accept that both Kobe and Gigi are gone. I can’t process both at the same time. It’s like I’m trying to process Kobe being gone but my body refuses to accept my Gigi will never come back to me. It feels wrong. Why should I be able to wake up another day when my baby girl isn’t being able to have that opportunity?! I’m so mad. She had so much life to live. Then I realize I need to be strong and be here for my 3 daughters. Mad I’m not with Kobe and Gigi but thankful I’m here with Natalia, Bianka and Capri. I know what I’m feeling is normal. It’s part of the grieving process. I just wanted to share in case there’s anyone out there that’s experienced a loss like this. God I wish they were here and this nightmare would be over. Praying for all of the victims of this horrible tragedy. Please continue to pray for all.

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant) on

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto