“Tre arsye për të jetuar”, Alban Skënderaj zbulon pamjen e Miriamit në muajt e fundit të shtatzanisë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një prej çifteve më të komentuar e të dashur nga publiku shqiptar. Disa muaj më parë ata zbuluan në koncertin e Albanit se do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Përgjatë kësaj kohe, Miriami nuk ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur në Instagram, duke u treguar e rezervuar.

Por së fundmi, Albani ka zbuluar një foto shumë të ëmbël të Miriamit me vajzën e tyre, Ameli. Vogëlushja shihet e përqafuar me të ëmën.

“3 arsye për të jetuar”, ka shkruar Albani në këtë foto të ëmbël, ndërsa vihet re barku i rrumbullakosur i Miriam që është në muajt e fundit të shtatzanisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto