Transformim i mahnitshëm/ Grimieri i njohur bëhet si Dua Lipa, ngjashmëria të lë pa fjalë

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura në të gjithë botën, e cila numëron miliona fansa dhe është shumë e komentuar.

Së fundmi, grimieri i famshëm James Charles, ka vendosur që të transformohet dhe përmes makeup-it, të bëhet si Dua Lipa.

Këtë video të shndërrimit të tij në këngëtaren shqiptare, James e ka publikuar në Youtube dhe ka treguar se meqë shumë i kanë komentuar se ngjan me Duan, vendosi të bëhej si ajo.

“Ckemi motra! Në videon e ditës së sotme, vendosa që së fundmi t’i adresojë thashethemet… Unë NUK jam Dua Lipa. Edhe pse ne dukemi si binjakë haha! Pas mijëra Tweets dhe komentesh duke thënë se dukemi njësoj, më në fund u ula të shndërrohesha në këngëtaren ikonike, Dua Lipa”, shkruan ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto