Flower
Flower

Tragjike/ Modelja e klipit të Majk kryen vetëvrasje brenda shtëpisë së saj ku jetonte me qira

Disa javë më parë, reperi i njohur Majk publikoi këngën e tij më të re me titull “Qikita”, ku me siguri e keni vënë re modelen bukuroshe me flokë kaçurrela, që ishte imazhi kryesor i klipit.

Por, raportohet se kjo modele nga Serbia, Marija Çurçiç, ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor 2018. Ndonëse klipi i këngëtarit u publikua më 30 nëntor, vihet re qartë se ai është xhiruar në një kohë kur temperaturat ishin më të larta.

Sipas medias serbe “Telegraf.rs”, 25 vjeçarja me origjinë afrikano-serbe vuante nga depresioni, por arsyeja që e shtyu drejt vetëvrasjes ende nuk është konfirmuar. Mediat raportojnë se nuk u gjend asnjë letër apo shenjë depresioni të identifikohej nga prindërit e saj.

Rreth tre muaj më parë, mamaja e modeles, Anne Marie Alves- Çurçiç, ka hapur një fushatë për të gjithë të prekurit nga depresioni, para vdekjes së të bijës.

Marija u gjend e vdekur në apartamentin e saj ku jetonte me qira në Beograd, ku raportohet se kishte hipur sipër një karrigeje dhe ishte varur me litar.

Ajo ishte imazhi i shumë prej klubeve të natës, si dhe modele në disa reklama për marka të ndryshme. Marija kishte studiuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ishte gazetare.

Mendohet se Majk e vonoi publikimin e projektit në nder të së ndjerës.

Burimi: Telegraf.rs

Ju mund të pëlqeni dhe këto