Theu rregullat e koronavirusit, Dua Lipës i ndodh e papritura

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është kapur së fundmi duke thyer rregullat e qeverisë britanike të vendosura nga pandemia e koronavirusit.

Ajo është mbledhur të mërkurën me bashkëpunëtorët e saj në Londrën Lindore për të xhiruar një klip të ri dhe banorët e zonës janë shqetësuar nga dritat dhe fotografitë.

 

Ata kanë deklaruar se Dua dhe grupi i saj po shkelnin rregullat e koronavirusit dhe nuk kanë respektuar distancimin social.

“Njerëzit e zonës e respektojnë ligjin dhe të shihje hapur një yll popi që po shkelte rregullat, nuk ishte shumë e pranueshme”, është shprehur një prej banorëve, të cilët më pas kanë thirrur dhe policinë për të ndërhyrë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto