Thanë se s’kishin gjë, Young Zerka filmohet në momente private me modelen bjonde

Prej disa kohësh, reperi Young Zerka është përfolur se është në një lidhje me një modele bjonde, e cila quhet Joana.

Reperi u kap me bjonden në disa foto që u publikuan në media ku shiheshin brenda një pishine. Por së fundmi, pamje të plota nga momenti kur janë bashkë në pishinë, janë publikuar.

Në fakt, këto janë bërë për xhirimet e klipit më të ri të Zerkës, që titullohet “Money” dhe është në bashkëpunim me Eri Dee. Në këtë video, Zerka shfaqet në momente private në pishinë me Joanën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto