Flower
Flower

Thanë se nuk janë të lidhur, postimi i Dojnës tregon marrëdhënien e vërtetë të saj me këngëtarin

Gjatë muajit mars, u përfol se moderatorja Dojna Mema ishte në një lidhje me këngëtarin shqiptar Vlashent Sata, pasi dyshja u fotografuan nga të njëjtat vende në Turqi.

Mirëpo, pasi ky lajm bëri xhiron e rrjetit, Dojna u shpreh se mes saj dhe Vlashentit nuk kishte asgjë dhe ata ishin thjesht miq, duke thënë se me të po bënte një projekt.

Pak më parë, Dojna ka publikuar një foto të vetën e veshur me të bardha, ku ka treguar projektin me Vlashentin dhe e ka etiketuar atë.

“Së shpejti, “Copëzat”, shkruante moderatorja, ndërsa “News31” ka treguar se bëhet fjalë për një këngë të re, ku Dojna do të jetë aktorja protagoniste në videoklip.

Ju mund të pëlqeni dhe këto