“Televizioni më mori më qafë”, moderatori shqiptar zbulon arsyen e largimit nga muzika

Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Soiree” kanë qenë të ftuar personazhe të njohur që kanë hequr dorë nga muzika prej kohësh.

Në mesin e tyre ka qenë i ftuar dhe prezantuesi i emisionit “Ditë e re”, Besimir Metani, i cili ka zbuluar se ka hequr dorë nga muzika për shkak të televizionit.

“Unë vazhdova Juridikun me bursë të plotë, të cilin nuk e aplikoj as sot sepse jam i pashkëputur nga televizioni. Dhe kam qenë gjithmonë i lidhur me televizionin”, ka thënë Besi.

Më tej, moderatorja Jonida i tha se televizioni e ka marrë më qafë dhe ai e ka pranuar këtë faj, por është shprehur se ka ndërmend të sjelli disa materiale muzikore për publikun.

Ju mund të pëlqeni dhe këto