Flower
Flower

Të përqafuar, Sarpi shfaqet publikisht me të dashurën e tij për të parën herë/ Foto

I njohur për rolin e tij si “Sarpi”, aktori turk Çagatay Ulusoy, ka marrë shumë famë në Shqipëri dhe jeta e tij private përbën shumë interes.

Së fundmi, aktori është përfolur se është në një lidhje me aktoren Dugyu Sarisin, të cilën e ka njohur gjatë serialit “I Infiltruari”, ku ajo luante personazhin e komisares Sema.

Megjithatë dyshja e kanë mbajtur shumë të fshehtë lidhjen e tyre dhe jo vetëm që nuk kanë folur për të, por as nuk kanë dalë bashkë në publik.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, është martuar dhe i pranishëm në këtë ceremoni, ka qenë edhe Çagatay.

Nga kjo festë, po bën bujë nëpër rrjet një foto e të ftuarve, ku Sarpi shfaqet teksa i ka hedhur krahun të dashurës së tij dhe pranë tyre ndodhet edhe Kivanç Tatlitug me bashkëshorten.

Ju mund të pëlqeni dhe këto