Të ndarë prej ditësh, Tolgahan bën dedikimin romantik për Almedën

Almeda Abazi dhe Tolgahan janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë bashkë prej 5 vitesh dhe janë prindër të një djali që quhet Efehan.

Së fundmi, Almeda zbuloi se ajo dhe Tolgahan do të qëndronin për disa kohë larg nga njëri-tjetri. Kjo erdhi për shkak të angazhimeve me punë të Tolgës.

Por mesa duket aktorit turk i mungon shumë bashkëshortja. Ai ka publikuar një foto të sajën në Instastory, përbri së cilës ka shkruar: “Filloi të më marrë malli përsëri”. Almeda e ka shpërndarë postimin e tij, duke shkruar: “Po, por unë të dua shumë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto