Të gjithë i dinin të lidhur, zbulohet marrëdhënia që ka Arilena Ara me Popi Kolën

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila prej disa kohësh është përfolur se është në një marrëdhënie me menaxherin e saj, Popi Kola.

Shkak janë bërë fotot e ndryshme që ata kanë publikuar dhe dedikimet plot dashuri. Por duket se e vërteta është ndryshe, pasi Popi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar se këngëtarja për të është si një fëmijë.

Gjatë kësaj interviste, Arilena e ka suprizuar atë me një lidhje me Skype dhe u shpreh se menaxheri është familja e saj dhe kanë dashuri të njëjtë si ajo e prindit me fëmijën.

“Është shumë e vështirë të flasësh për Popin, është sfidë për mua dhe nuk është e lehtë sepse nuk ekzistojnë fjalë apo ndjesi të artikuluara që të shprehin dashurinë, respektin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm”, tha Arilena mes të tjerash.

Ju mund të pëlqeni dhe këto