“Të dua më shumë se distanca”, Keisi emocionon me dedikimin e ndjerë për Stresin

Ndonëse ka disa muaj që ndodhet në burg, Keisi, bashkëshortja e Stresit, nuk i ka kursyer dedikimet për reperin.

Këto ditë ajo ka qenë në Shqipëri, ku është shprehur se mezi i pret të hënat pasi janë ditët kur takohet me të dashurin e saj.

E së fundmi, Keisi ka bërë një tjetër dedikim romantik për Stresin, por këtë herë ka mallëngjyer fansat me fjalët që i ka kushtuar atij.

“Kur them se të dua më shumë, nuk dua të them se të dua më shumë sesa më do ti. Dua të them që të dua më shumë se ditët e këqija që kemi përpara. Të dua më shumë se çdo sherr që do kemi. Të dua më shumë se distanca mes nesh. Të dua më shumë se çdo pengesë që mund të ekzistojë mes nesh. Të dua më shumë”, shkruan Kejsi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto