Të çmendur pas Nik Xhelilaj, ç’shkruajnë mediat gjermane për aktorin e njohur shqiptar

Nik Xhelilaj është një nga aktorët më të njohur shqiptarë, i cili ka arritur të ketë një karrierë shumë të suksesshme në Turqi, ku ka marrë role të ndryshme.

Së fundmi, revista gjermane “Glamour Germany” i ka bërë një artikull aktorit shqiptar, në të cilin shkruan për suksesin e tij në kinematografi, por dhe me femrat.

Këtë artikull Nik e ka shpërndarë në Instastory, në të cilin shkruhet:  “Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në akademi i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”.

Gjithashtu, revista gjermane e ka cilësuar Nikun si një rrëmbyes të zemrave të femrave, pasi ka një sukses të madh me to.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto