Tayna e thotë troç, zbulon nëse ka qenë e lidhur me ndonjë personazh të njohur

Tayna është një nga reperet më të njohura shqiptare, e cila së fundmi u është përgjigjur pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory.

Një fans e ka pyetur nëse ajo është lidhur me ndonjë të njohur, por Tayna ka thënë se nuk e ka bërë dhe nuk do të lidhet asnjëherë me ndonjë personazh të njohur të showbiz-it.

Reperja ka zbuluar po ashtu se nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar. “Ende në pritje jam nëse më bën përshtypje shumë dikush”, ka thënë Tayna.

Gjithashtu, reperja ka zbuluar se për një kohë ka kaluar në depresion, por se tani e ka kaluar pasi ka kuptuar që jeta është e bukur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto