“Ta futën 4 veta”, Jasmina shpërthen ndaj Sarës pas takimit që ajo pati me Andin

Jasmina nuk e ka pritur aspak mirë takimin mes Sarës dhe Andit që u transmetua puntatën e së premtes në “Përputhen”. Jasmina u shpreh se nuk mund ta quajë shoqe dikë që përpiqet t’i marrë djalin që ajo pëlqen.

Pjesë nga debati mes tyre:

Sara: Gabimi është nga ky, ky nëse do e respektonte, nuk do të dilte në takim me mua

Jasmina: Po ai i shkreti është munduar të të respektojë ty se ta futën katër veta, të lanë aty “jo, jo, jo”

Sara: Nuk ma fut njeri mua jo. Doja t’i thoja Jasminës që këtu nuk kemi ardhur për të bërë show, po për të gjetur dashurinë

Jasmina: E mësoi mirë jashtë këtë fjalinë, se nuk kishte për ta thënë ndonjëherë

Andi: Për çfarë je zhgënjy?

Jasmina: Unë të them respektin që unë ta jap, çoje deri në fund ose nuk do të më respektosh? Vazhdo se je i lirë

Andi: Po takimi yt me Erlindin?

Jasmina: Po flas, mbylle gojën kur flas unë

Andi: Fol

Jasmina: Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo kto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf.

Ju mund të pëlqeni dhe këto