“Sytë e mi shohin tjetër botë”, ish banori i ‘Big Brother’ bëhet baba për herë të parë

Ish banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj, është bërë baba për herë të parë ditën e shtunë. Partnerja e tij, Klaudia, ka sjellë në jetë një vajzë.

Vet Elsamedi e ka zbuluar lajmin e ëmbël. Ai ka publikuar një foto të vajzës së porsalindur, duke zbuluar se i kanë vendosur emrin e veçantë Ulfa.

“Sapo Zoti na bekoj me vajzen tonë, ULFA. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh, faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar,
23, 01, 2021 ”21:00”. Si baba i ri sapo kam marr ndjenjen me të bukur në jeten time, bekimin me të madh. Dhe syte e mi shikojnë tjeter bote”, ka shkruat Elsamedi krahas fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto