Super sukses/ Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit shfaqet në serialin e njohur amerikan

Era Istrefi është kthyer në një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila arriti një famë shumë të madhe në gjithë botën pas publikimit të këngës së saj “Bon bon”.

Së fundmi, hiti i njohur i Erës është shfaqur edhe gjatë një seriali të famshëm amerikan, “Dynasty”, që ka vënë në sfond këtë këngë gjatë një prej sekuencave të tij.

Në këtë video të publikuar nga “Prive” mund të dëgjohet në sfondin e serialit kënga e Erës që është lançuar në vitin 2016.

Ju mund të pëlqeni dhe këto