Super koncerti i Capital T, zbulohet reperi i famshëm që do performojë

Më 19 shtator, Capital T do të mbajë një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, që pritet të jetë një natë e paharrueshme.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Capital u shpreh se në këtë koncert përpos tij do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë të njohur, emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur.

Por ditën e djeshme, Capital ka lajmëruar se Majk do të marri pjesë në këtë koncert. Reperi ka publikuar një video ku shfaqet përkrah Capital, duke bërë të ditur se do jetë më 18 shtator në këtë koncert.

Dy reperët e njohur kanë së bashku bashkëpunimin “Pasha jetën”, që është kthyer në hit. Po ashtu, disa kohë më parë u zbulua se edhe Dhurata Dora do të këndojë në këtë koncert.

Pritet që Capital të performojë në skenë disa nga këngët e tij më të njohura dhe ai ka premtuar se koncerti do të jetë i një përmase që s’është parë më parë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto