Suksesi i madh, Jonida Vokshi zbulon filmin shqiptar që do përfaqësojë Shqipërinë në çmimet Oscar

Jonida Vokshi ka bërë të ditur se filmi “Derë e hapur” do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”.

Vet Jonida është aktore në këtë fim, ndërsa ka publikuar disa foto nga filmi duke shprehur lumturinë e saj. “Derë e hapur” është me regji të Florenc Papas dhe ka qenë një nga filmat më të suksesshëm shqiptar, ku ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.

“’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit!  Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto