Sukses i madh, Dua Lipa arrin atë që asnjë artist nuk e kishte realizuar më parë

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të famshme në të gjithë botën, këngët e së cilës janë kthyer në hite dhe dëgjohen kudo.

Së fundmi, albumi i saj që është titulluar “Dua Lipa” është shpallur albumi më i mirë dhe më i dëgjuar në Britaninë e Madhe. Lajmin e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare.

“Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify”, ka shkruar babai i Duas në këtë postim në rrjetet sociale.

Kënga më e dëgjuar e Dua Lipës mbetet “New Rules”, e cila në Spotify ka arritur mbi 100 milionë dëgjime dhe është në krye të gjithë këngëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto