Stresi emocionon me dedikimin e ndjerë për të ëmën: “Nëse s’do kem asgjë në jetë…”

Stresi është një nga reperët më të njohur shqiptarë, i cili u komentua shumë këto kohë për ndarjen nga Keisi. Ndërkaq, Stresi po vazhdon me karrierën e tij muzikore.

Ai e ka treguar shumë herë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me mamanë e tij, të cilës madje vitin e kaluar i dedikoi këngën “Të du mam”.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto me të ëmën e tij, përbri së cilës ka bërë një super dedikim për të. “Nëse s’do kem asgjë në këtë jetë, s’do kujtoj asgjë përveç se të pata ty të paktën”, ka shkruar Stresi për të ëmën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto