Sot bën jetë luksi, Mozzik rrëfen fëmijërinë e tij të vështirë: “Xhepat i kisha bosh, jam rritur me…”

Mozzik është një nga reperët më të njohur shqiptarë, i cili numëron disa hite në tregun muzikor shqiptar. Sot ai është një nga këngëtarët më të kërkuar në klube dhe vetëm pak javë më parë, u bë baba për herë të parë.

Së fundmi, Mozzik ka publikuar disa deklarata në Instastory, ku shprehet mbi fëmijërinë e tij të vështirë, pasi nuk ka pasur një gjendje të mirë ekonomike.

“Se njeriu i fortë kurrë nuk dorëzohet, si unë po rrëzohet e po çohet. Gjithmonë kujtoj kush isha kur xhepat bosh i kisha. Çdo gjë që flas është e sigurt, jam rritur me byrek dhe jogurt”, ka shkruar reperi.

Po ashtu, ai ka publikuar edhe një fragment videoje ku shihen dy fëmijë të vegjël, që mendohet se është shkëputur nga klipi më i ri ku do të bashkëpunojë me vëllain e tij, Getinjon.

Nga këto detaje, mundet që ky projekt t’i dedikohet jetës së vështirë të dy vëllezërve dhe suksesit të tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto