“S’më dalin lekët të paguaj dritat në fund të muajit”, habit këngëtari shqiptar

Së fundmi, në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, ka qenë i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Xhavid Dedaj, i cili ka treguar disa detaje nga jeta e tij.

Gjatë intervistës, ai ka thënë se nuk fiton mjaftueshëm nga muzika dhe si pasojë, ndonjëherë as nuk i del që të paguajë dritat.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, ka thënë Xhavidi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto