Flower
Flower

“S’kam qenë asnjëherë pa burra”, Rita Lati zbulon arsyen përse nuk u martua sërish pas ndarjes

Aktorja e famshme shqiptare, Rita Lati, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku ka treguar disa detaje mbi jetën e saj personale.

Në një moment, aktorja është pyetur përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga ish-bashkëshorti dhe Rita u shpreh se arsyeja ka qenë pasi nuk e duron dot një burrë në shtëpi.

“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, u shpreh Rita.

Ju mund të pëlqeni dhe këto