“Sjellja e saj e patolerueshme, ironitë e tua të neveritshme”, Damiano shpërtheu ndaj saj, reagon Melisa

Ish banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu, është përplasur me konkurrenten e “Përputhen”, Melisën. Damiano në Instastory ka bërë disa statuse ku ka kritikuar Bora Zemanin për prezantimin dhe i ka bërë thirrje autores, Olsa Muhametit, që t’i ‘tërheqë veshin’ Melisës.

“Sjellja e Melisës është e patolerueshme kur i kthehet me mimika në fytyrë të tjerëve, në mënyrë tallëse. Olsa Muhameti tërhiqja çik veshin sepse aty bërtet duke thënë ‘Pse më shajnë mua vajzat’, ndërkohë mimikat dhe duart dhe ironitë në të shprehurit e saj është ajo që thotë Arjan Konomi ‘të neveritshme’. Një shprehje e bukur thotë mënyra sesi sillesh me të tjerët tregon për ty, edukatën dhe kulturën tënde”, shkruan Damiano.

Ndërkohë, Damiano shkruante se Melisa po bënte si histerike pasi Mevlani i kushtoi këngë Ledianës. Melisa ndërkohë ka reaguar dhe në disa postime në Instastory ka thënë se ai kërkonte vëmendje nga ajo.

Më vonë Damiano ka reaguar sërish duke u shprehur se nuk ka asgjë me Melisën, por e teproi me sjelljen e saj ndaj Ledianës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto