“Sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd”, Andrra Destani bën dedikimin prekës për mamanë

Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani, ndodhet larg familjes së saj për shkak të izolimit. Së fundmi, e ëma e Andrrës ka pasur ditëlindjen.

Andrra ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për të ëmën, duke thënë se këto ditë i mungon ngrohtësia dhe prania që i jep vetëm nëna.

“Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd, sikur t’i dëgjoja sërish ninullat nga zëri që më jep paqe në shpirt, sikur të mund të ta ledhatoja fytyrën që s’ma kurseu kurrë buzëqeshjen, sikur kilometrat të mos ishin mes nesh, s’do reshtja kurrë së thënuri se je më e shtrenjta për mua. Dua ta ndal kohën në çastet me ty, t’i jetoj me të njëjtën forcë emocioni që i kujtoj. Dua të të uroj sot, edhe pse zemra më kërkon përqafimin e munguar. Gëzuar ditëlindjen, ty që je rreze e ngrohtë shpirti për familjen tonë. E pac gjithë jetën festë aroma ime e jetës. Të jesh nënë është sakrificë e bukur, të jesh TI është hyjnore”, shkruan Andrra në postimiin e saj në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto