“Sikur kë ke zënë të dashur”, Kejsi i kthen përgjigjen epike ndjekësit që i kritikoi lidhjen me Stresin

Disa muaj më parë, reperi i njohur Stresi, u burgos pas arrestimit në një hotel në Tiranë dhe ai e bashkëshortja e tij, Kejsi, nuk janë parë më.

Megjithatë, bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe publikon vazhdimisht foto e video me burrin e saj, duke treguar se mezi po e pret lirimin e reperit.

Por postimet e shpeshta të Stresit kanë ngjallur reagimin negativ të disa personave, ku një ndjekës i ka shkruar asaj se përse bën sikur kë ka zënë të dashur.

“Pse hedh vetëm Stresin në story sikur kush e di kë ke zënë të dashur”, i shkruan një fans, por Kejsi nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer një përgjigje epike.

“Po ja sepse ka njerëz si ti që akoma mendojnë që e kam të dashur kur unë  e kam bashkëshortë… ahahha jo unë e nxjerr sepse kam mall për të pikë së pari dhe se shumë fansa të tij gjithashtu kanë qejf ta shohin. Nëse ty të duket sikur kush e di kush është për mua është gjysma ime”, ka përfunduar Kejsi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto