“Si të ulin krah Anës dhe Shqipes, disnivel i madh intelektual”, Dojna Mema kthen përgjigjen e papritur

Gjatë rubrikës “Trotuar” tek “E diell” në Top Channel, moderatorja Dojna Mema ka qenë përballë dy ish konkurrenteve të “Përputhen”, Anës 1 dhe Shqipes.


“Si mund të të ulin krah Anës dhe Shqipes, se kuptojnë ça disniveli i madh intelektual është?”, e ka pyetur një ndjekës Dojnën lidhur nga kjo gjë. Në përgjigjen e saj, Dojna ka thënë se secili person ka bagazhin e vet dhe se televizioni është i bukur pasi i ka të gjitha.


“Nuk e besoj. Secili nga ne ka një bagazh nga pas i cili është aq sa i ndryshëm dhe interesant për t’u vendosur përballë. Të dyja vajzat që përmende kanë influencë të jashtëzakonshme në publik dhe përfaqësojnë njerëz të ngjashëm me to. Televizioni është i bukur se i ka të gjitha. Edhe kripën, edhe piperin edhe sheqerin. Përplasja e mendimeve, mentaliteteve të bën gjithmonë të reflektosh. Të gjithë shqiptarët e gjejnë veten në njërin prej karaktereve të asaj rubrike. Kjo është filozofia e “Trotuar” që diskutohet gjithmonë kaq shumë”, ka shkruar moderatorja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto