Si rrallë herë, Nora Istrefi dhe Lori Hoxha bëjnë xing veshur me fustanin identik/ Foto

Nora Istrefi zbuloi dy ditë më parë se kishte nisur xhirimet për klipin e saj të ri muzikor, ku publikoi një foto në Instagram teksa dukej shumë seksi e veshur me një fund me këmishë të markës britanike “House of CB” në ngjyrë lejla.

Por mesa duket, Nora Istrefi nuk qenka e vetmja që qenka fiksuar me këtë veshje të kësaj marke. Vetëm pak më parë, blogerja e njohur dhe trashëgimtarja e “TCH”, Lori Hoxha, ka publikuar një foto në Instagram me të njëjtën veshje.

Ndonëse ato nuk janë ndeshur përballë, kjo rastësi i ka habitur të gjithë, për të cilët vajzat kanë shpenzuar rreth 150 euro.

Si mendoni ju, kujt i shkon më shumë kjo veshje, Lori Hoxhës apo Nora Istrefit?

Ju mund të pëlqeni dhe këto