Si nuk e kemi parë asnjëherë, Kim Kardashian habit me veshjen gjatë takimit me presidentin e Armenisë

Këto ditët e fundit, Kim Kardashian ndodhej në Armeni bashkë me fëmijët e saj dhe motrën e madhe, Kourtney Kardashian.

Kim ka shkuar në vendlindjen e të atit të saj pasi ka pagëzuar fëmijët, Chicago, Psalm, Saint dhe North në një nga kishat më të vjetra në Armeni.

Gjatë kësaj vizite në vendlindje, Kim dhe Kourtney kanë biseduar edhe me presidentin armenian Armen Sarkissian.

Si asnjëherë më parë, Kim kishte veshur një kostum të zi të gjerë, që e tregonte atë mjaft serioze, ndërsa ka takuar presidentin armenian me të motrën.

“Darkë me presidentin Sarkissian dhe familjen e tij është aq e fuqishme. Shumë gjëra të mëdha po ndodhin në Armeni”, ka shkruar Kim krah fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto