“Si ka mundësi je 8 muajshe shtatzanë dhe dukesh si 4?”, Afërdita Dreshaj zbulon ‘sekretin’

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është në muajin e tetë të shtatzanisë. Shumë shpejt ajo do të bëhet nënë për herë të parë, pasi është në pritje të një djali.

Së fundmi, Afërdita u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve. Gjatë “mini intervistës”, Afërdita ka treguar se përditë e pyesin se si ka mundësi që është 8 muajshe dhe duket si 4.

Një fanse i ka kërkuar madje edhe ‘sekretin’.  “Deri para muajit të shtatë ndihesha e vogël, tashmë ndihem sikur rritem çdo ditë. Çdo shtatzëni është ndryshe, madhësia nuk ka rëndësi për aq kohë sa ti ndihesh mirë dhe ke një shtatzëni të shëndetshme. Mbaj mend se po rrit një tjetër qenie humane brenda teje”, është përgjigjur Afërdita.

Gjithashtu, Afërdita ka treguar se ka qenë e bekuar pasi ka patur një shtatzani të bukur dhe pa probleme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto