Shumë të dashuruar, Rudina tregon momentin kur Mark Frroku i propozoi

 

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një nga çiftet më të njohur shqiptar, të cilët e kanë shprehur publikisht dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Rudina u është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur si Marku e propozoi atë.

“Ndodhi shumë natyrshëm në fakt! Marku u shpreh i pari”, u përgjigj Rudina. E ftuar disa kohë më parë tek “E diell”, Rudina tregoi momentin kur kuptoi se kishte rënë në dashuri me ish deputetin.

“Më përpara kuptova që kisha rënë unë brenda me të. Nuk e kuptova nga Marku që edhe ai më donte. E kuptova që kisha rënë brenda se fillova të emocionohesha tepër nga ky person. Takimin me Markun nuk e harroja kurrë”, u shpreh Rudina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto