Shumë shpejtë ka ditëlindjen, Zaimina merr dhuratën super luksoze

Zaimina Vasjari është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila një vit më parë u bë nënë për herë të parë e një vogëlusheje që quhet Khloe.

Përgjatë kësaj periudhe, Zaimina i është përkushtuar rritjes së të voglës së saj dhe bizneseve me të cilat merret, ku ka deklaruar se nuk do t’i rikthehet më muzikës.

Vetëm disa ditë më pas, Zaimina feston ditëlindjen e saj, por ajo ka nisur që t’i marri dhuratat e para që tani.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory, Zaimina ka treguar një kuti të markës “Gucci”, por pa zbuluar dhuratën brenda, të cilën ia ka bërë e motra dhe bukuroshja brune e ka falenderuar publikisht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto