Shumë shpejt do të bëhet nënë, Fatma Methasani zbulon planet për dasmën e saj

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë pasi moderatorja është shtatzanë. Disa ditë më parë, ata zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi, Fatma ka qenë e ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, ku i ka treguar moderatorit Eraldo Rexho se shtatzaninë se ka pasur aspak të lehtë në fillim.

Ajo u shpreh se në fillim hante vetëm bukë me djathë e domate sepse ushqimet e tjera si konsumonte dot. Tani ka thënë se ka problem kilogramët e tepërt.

Gjithashtu, Fatma ka thënë se nuk e kanë vendosur akoma emrin e bebit, pasi ajo do emër shqiptar, ndërsa Alfio emër italian.

Më tej, moderatorja u shpreh se do të lindë në muajin shkurt. Ajo ka thënë se dyshja do të bëjnë edhe një dasmë pas lindjes së djalit.

“Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka treguar Fatma.

Burimi: Revistawho.com

Ju mund të pëlqeni dhe këto