Shumë i veçantë, Xhensila bën tatuazhin simbolik për vajzën e saj, Ajkën

Xhensila dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët janë prindër të një vajze, e cila quhet Ajka.

Si Xhensila dhe Besi janë shumë të përkushtuar ndaj të bijës. Së fundmi, Xhensila ka zbuluar tatuazhin që ka bërë për të bijën.

Ajo ka gdhendur emrin e Ajkës në gishtat e saj, të cilët kur bashkohen formojnë lutjen. “Lutja ime… ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto