Shumë i dashuruar pas Gentës, biznesmeni turk bën tatuazh shqiponjën e flamurit shqiptar

Prej disa kohësh tashmë, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk Hysen Usta. Dyshja publikojnë shumë foto së bashku në rrjetet sociale dhe kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram.

Usta e ka treguar disa herë që është i dashuruar pas Gentës dhe veprimi i tij i fundit e tregon më së miri këtë. Ai ka gdhendur në krahun e tij shqiponjën e flamurit shqiptar.

Ka qenë vet Genta që ka publikuar një video në Instastory, ku shihet qartazi tatuazhi i Usta në krahë, i cili e tregon atë me krenari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto