Flower
Flower

“Shqiptarët kanë kafka të rrafshëta me Benz”, revista zviceriane ofendon Loredanën me Mozzik, nuk kursehet për popullin tonë

Numri më i ri i revistës “Weltwoche” të Zurich-ut, po bën xhiron e rrjetit, për shkak të një shkrimi që ka botuar mbi reperen e famshme me origjinë shqiptare, Loredana, e cila është rritur në Emmenbrucke afër Luzernit në Zvicër.

Në këtë tekst, Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht, ku numëron një milion ndjekës në Instagram dhe deri më tani, këngët e saj kanë shkuar deri në 76 milionë shikime.

Por ky shkrim i revistës zviceriane, e nxjerr Loredanën thjesht si një personazh që është përdorur për të ilustruar steriotipet, klishetë dhe paragjykimet që ekzistojnë në botë për shoqërinë shqiptare.

Në këtë shkrim, “Weltwoche”, ka përdorur një fjalor përbuzës dhe ksenofob, duke e formuluar kështu popullin shqiptar:

“Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë me Mercedes të zi, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”.

Autori i këtij artikulli shkruan se kur Gramoz Aliu, Mozzik, jetonte në Ferizaj, me gjasë shihte ëndrrën e zakonshme të burrave shqiptarë, ku një Mercedes me një nuse epshore në karrigen pranë shoferit ecën nëpër botën e të pasurve, ndërsa «gepeku» është plot me para. Aq i shkathtë është autori, saqë di t’i lexojë edhe ëndrrat e burrave shqiptarë.

Ose së paku ëndrrat e Gramoz Aliut. Në Ferizaj Gramozi mendoi se me muzikë mund të fitosh më shumë para se me drogë. Sepse ai, kjo është e qartë, që në moshën 15-vjeçare ka menduar të shesë drogë për t’iu afruar ëndrrave të tij”, shkruhet në këtë artikull.

Në lidhje me këtë artikull, Loredana dhe Mozzik nuk kanë reaguar ende.

Ju mund të pëlqeni dhe këto