Flower
Flower

Shpërthen vajza e Niko Peleshit: “Meshkuj vendosini drynin zinxhirit të pantallonave…”

Ditët e fundit në Shqipëri dhe Kosovë u shtuan rastet e abuzimeve kundrejt të miturave, ku kujtojmë 16 vjeçaren nga Drenasi që u përdhunua nga mësuesi e më pas nga polici apo 13 vjeçarja nga Kavaja që u dhunua nga shokët e klasës.

Lidhur me këtë ngjarje, vajza e ish ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshit, Aleksia, është revoltuar në rrjetet sociale, ku ka dënuar ashpër këto akte nëpërmjet një statusi.

 

“Edukoni djemtë që të kenë respekt për të gjitha femrat jo vetëm për nënat, motrat apo kurshërirat e tyre. Dhe edukoni veten tuaj për të kuptuar që kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe psikologjike të një fëmije, nuk ka ‘turp nga çdo thonë njerëzia’. Denonconi në kohë. Ju viktima të ngacmimit seksual mos bini pre e shantazhit dhe manipulimit dhe mos heshtni. Jeni më të fuqishme nga sa mendoni.
Meshkuj që nuk edukoni dot hormonet tuaja të çrregullta, vërini ndonjë dryn zinxhirit të pantallonave”, shprehet Aleksia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto